Qeveria greke nuk planifikon të vendos masa të ashpra kufizuese, edhe krahas numrit të rritur të të sapoinfektuarve nga Kovid-19.
“Në Greqi dje ka pasur 3.600 persona të sapoinfektuar me koronavirus për një ditë”, deklaroi ministri i Turizmit, Haris Teoharis.
Autoritetet kumtuan se po intensifikohen kontrollet në vendet turistike. Ata tanimë kanë mbyllur objekte, të cilat kanë pasur më shumë klientë se numri i lejuar dhe nuk janë në pajtim me masat.
Sipas mediumeve lokale, masat kufizuese në ishullin Mikonos nuk dhanë rezultate.
Autoritetet lokale në ishuj dëshirojnë kontroll më të madh, por jo edhe karantinë më të ashpër. Sipas mjekëve, ditëve të kaluara lloji delta po përhapet në ishuj dhe kampet për fëmijë.
Ishulli Kastelorizo, ku të gjithë banorët janë vaksinuar dhe nuk ka persona të infektuar, u bë hit botëror për turistët. Të gjitha hotelet aty janë rezervuar tërësisht edhe për shtator.
