Deri më 29 mars do të jenë të mbyllura shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë Greqinë, dhe nga e marta, mësimdhënie onlajn do të ndjekin edhe nxënësit në pjesë të vendit ku mbahej mësimdhënie e rregullt me prani fizike, ndërsa paralelisht karantina dhe kufizimet në Greqi vazhdojnë për edhe një javë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile, Nikos Hardalas këtë pasdite i kumtoi vendim, pas rekomandimeve të komisionit kompetent të epidemiologëve.
Greqia ëdhe më tej është e ndarë në dy zona, e kuqe e errët (“rrezik i rritur shumë”) dhe e kuqe (“rrezik i rritur”) sipas pamjes epidemiologjike në secilin prej rajoneve.
Në zonën e kuqe të errët është zona Atika, pjesa më e gjerë e Athinës, Selanikut dhe 26 rajoneve të tjera, tetë prej të cilave u kumtuan sot dhe në fuqi janë kufizime më të rrepta, përkatësisht karantinë e plotë me orë policore nga ora 19 deri në 5, me përjashtim të Selanikut dhe Athinës, ku nga e hëna në të premte është nga 21, ndërsa vetëm në fundjavë nga 19 ora.
Në zonën e kuqe ora policore është nga ora 21:00, ndërsa deri më tani nxënësit nga shkollat fillore dhe një pjesë e shkollave të mesme i kanë ndjekur mësimet me prani fizike, diçka që nuk do të vlejë më nga e marta.
Kufizimet aktuale do të jenë në fuqi deri më 22 mars 2021.
Hardalas tha se komisioni kompetent dha një rekomandim pozitiv për hapjen e shitjes me pakicë, por kur këtë do ta lejojë pamja epidemiologjike.
Greqia nga 7 nëntori 2020 është në karantinë dhe me orë policore të vendosur, me përjashtim të periudhave të shkurtra kur kishte lehtësime të masave, ndërsa zona Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, është në karantinë të rreptë tashmë 20 muaj.
Në 24 orët e kaluara, në Greqi janë regjistruar 2.405 raste të reja me Kovid-19 janë, nga të cilat 1.137 prej të infektuarve të rinj janë në zonën Atika, kanë vdekur 49 persona, ndërsa 521 pacientë janë të lidhur në aparatet e Njësive për kujdes intensiv.
Që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka 217.018 raste të konfirmuara të Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 6.986 persona.
Profesoresha epidemiologe, Vana Papaevangela tha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp se javën e kaluar numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur duke pranuar 400 pacientë në ditë, ndërsa në dy ditët e fundit ky numër ka arritur mbi 500 pacientë.
Shtoi është është rritur presioni mbi sistemin shëndetësor, veçanërisht në zonën Atika, rajoni më i gjerë i Athinës ku janë mbushur 92 për qind e kapaciteteve të njësive të kujdesit intensiv të destinuara për Kovid-19.
Lidhur me procesin e imunizimit, profesoresha tha se deri më tani janë kryer mbi 1.2 milionë vaksina, 7,8 për qind e popullsisë e ka marrë dozën e parë, ndërsa me të dy dozat janë vaksinuar 3,6 për qind e qytetarëve dhe theksoi se vaksinimi parandaloi 12.000 raste të reja.
