LSDM kritika për afatet e rikonstriumit të Qeverisë

TË FUNDIT

E pasi Mickoski e dha 1 korrikun si afat për përmbylljen e rikonstruimit të eshalonit të parë të qeverisë, opozitarja LSDM kritikoi se vazhdimisht vendos afate të reja për reforma dhe ndryshime, por pa sjellë rezultate konkrete për qytetarët, transmeton TV21.

Sipas socialdemokratëve, ky nuk është rasti i parë kur vendosen data të tilla, duke kujtuar se vetëm pak javë më parë ishte premtuar se deri më 1 qershor do të realizoheshin reformat kyçe.

Opozita pretendon se edhe ky afat i mëparshëm ka kaluar pa asnjë rezultat të dukshëm, pa reforma të realizuara dhe pa përgjegjësi të marrë nga askush. Sipas tyre, në vend të llogaridhënies, tani po prezantohet një tjetër afat i ri, këtë herë për riorganizimin e kabinetit qeveritar.

LSDM e konsideron rikonstruimin si një ndryshim formal, që nuk sjell përmirësime reale për qytetarët, as rritje pagash, as ulje çmimesh dhe as përparim në procesin e integrimit evropian.