Greqia sot ka shënuar edhe një rekord negativ, si në raport me rastet e reja të Kovid-19, ashtu edhe në raport të numrit të të vdekurve.
Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Kombëtare për Shëndet Publik të Greqisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.917 të infektuar të rinj, ndërsa kanë vdekur 29 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Dita e tretë me radhë, në Greqi numri i rasteve të reja me Kovid-19 është mbi 2.000, ndërsa është rritur numri edhe i pacientëve në aparate, gjegjësisht 187 persona, tetë më shumë se dje.
Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 49.807 raste të Kovid-19, ndërsa kanë vdekur gjithsej 702 persona.
