Greqi, në një aksident humbin jetën 7 persona

TË FUNDIT

Në autostradën “Egnaita” në afërsi të qytetit grek Aleksandropolu e kanë humbur jetën shtatë persona, pesë janë lënduar, pasi është përmbysur një automjet i vjedhur në të cilin ka pasur 12 persona, ndërsa me siguri bëhet fjalë për emigrantë ilegal, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga policia kumtuan se aksidenti ka ndodhur kur automjeti, i cili është vjedhur, ka dalë nga rruga, është përplasur në një murrë betoni nga pikë pagesat e autostradës që ndërtohen dhe është përmbysur.

“Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, automjeti për udhëtarë, për të cilin është denoncuar i vjedhur më 4 gusht të vitit 2020, në stacionin policorë në Selanik, është involvuar në kontrabandim me emigrantë ilegal”, kumton policia greke.

Të vdekurit dhe të lënduarit janë transferuar në spitalin e Aleksandropulos, ndërsa sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA të gjithë 12 personat janë burra, nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa pesë janë lënduar dhe janë në gjende serioze.