Në 24 orët e fundit, në Greqi sërish është rritur numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19, 101 persona e kanë humbur jetën , gjithsej 1.815 nga fillimi i epidemisë, ndërsa janë regjistruar 2.135 raste të reja, me çka numri i të infektuarve është rritur në 95.137 persona, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga rastet e reja, numri më i madh është ende në Selanik, gjithsej 607, më pas zona e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës me 401 raste, 129 në Larisa dhe pjesa tjetër në pjesë të tjera të vendit.
Nga dita në ditë, rritet numri i pacientëve të kyçur në aparate, sot janë 562, gjegjësisht 13 persona më shumë se dje
