Grenell konfirmoi se po largohet nga vendi i ambasadorit në Gjermani

TË FUNDIT

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Riçard Grenel konfirmoi sot se po largohet nga funksioni i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani.

Ai në profilin e tij në Tuiter ka shënuar “E vërtetë” duke u përgjigjur në publikimin e “Dejli Vajera” se po largohet nga vendi i ambasadorit.

Grenel përveç që ishte ambasadori, përkohësisht e ka kryer edhe funksionin e ushtruesit të detyrës së shefit të të gjitha shërbimeve të sigurisë së SHBA-së./MIA