G*ranata tymuese dhe d*igjen selitë partiake – Beogradi dhe 9 qytete të tjera nën protesta anti-Vuçiq (VIDEO)

TË FUNDIT

Sonte qytetarët serbë kanë dalë sërish në protesta, duke reaguar ndaj brutalitetit policor dhe sulmeve të përsëritura ndaj demonstruesve.

Nën moton “Serbia nuk mund të qetësohet”, tubime janë organizuar në disa pjesë të Beogradit dhe nëntë qytete të tjera të vendit.

Protestuesit theksojnë se arsyeja kryesore është përdorimi i tepruar i dhunës nga forcat e rendit, si dhe sulmet ndaj tyre të kryera nga persona të maskuar dhe grupe të lidhura me Partinë Progresive Serbe. Sipas tyre, këto grupe kanë qenë të përfshira edhe në shkatërrimin e disa objekteve.

Ndërkohë, tensionet në Serbi janë rritur sërish pas akuzave për shtimin e dhunës nga regjimi i Aleksandar Vuçiq. Demonstratat kanë nisur që në nëntor të vitit të kaluar, kur 16 persona humbën jetën pas shembjes së një çatie në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë pamje të reja nga protestat e mbrëmjes së sotme.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë demonstruesit e mbledhur.

Disa qindra qytetarë hodhën letra higjienike në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS).