Grabitje si në film në Serbi! Dyshohet se janë vjedhur 2 milionë € nga automjeti që transportonte para të shtetit

TË FUNDIT

Një automjet për transport parash, në të cilin kishte rreth 2 milionë euro para shtetërore, u grabit dje pasdite pranë Rashkës, dhe më pas u gjet pranë Novi Pazarit, raportuan mediat në Serbi. Grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur, ata ndaluan me forcë automjetin që po transportonte paratë.

Raportohet se nga incidenti nuk ka të lënduar, dhe sipas informacioneve jozyrtare të mediave të Beogradit, në automjet kishte rreth 2 milionë euro. Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.