Dje në ora 21.10 në rrugën “Metodija Andonov Çenoto” në Shkup është arrestuar N.J.(21) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit “vjedhje” më 17.09.2021 në bastoren në rrugën “Finlanda” në Shkup.
“Më vonë, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur armë dhe dy plumba dhe edhe 5 plumba nga firmë dhe kalibri i panjohur, për të cilat ekziston dyshimi se i ka përdorur për kryerjen e veprës”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
