Gostivar, një banor i Çajles është diagostifikuar me Kovid-19

TË FUNDIT

Në Komunën e Gostivarit është evidentuar një rasti i ri i infektimit me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri sot është pesë.

Mëngjesin e sotëm, kryetari i komunës, Arben Taravari mori informacion nga Instituti në të cilin theksohet se një banor i fshatit Çajle është pozitiv në Kovid-19. Bëhet fjalë për një burrë të moshuar, i cili më parë kishte simptoma dhe është këshilluar me mjekun familjar, pas së cilës u testua. Ai do të vendoset sot në Repartin e Sëmundjeve Infektive në spitalin e Gostivarit.