Goce Sedllovski trajner i ri i FC Shkupit

TË FUNDIT

Ish reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Goce Sedllovski sot u emërua për trajner të ri të Shkupit, kumtoi sot pasdite ekipi nga Çairi.

“Pas bisedave disaditore, është arritur marrëveshje me trajnerin 47 vjeçar që ta udhëheq klubin tonë drejt sukseseve të reja”, thuhet në kumtesën e klubit.

Sedllovski, i cili është futbollisti i parë i Maqedonisë së Veriut në histori me mbi 100 paraqitje për kombëtaren, do të jetë trajneri i katërt këtë sezon i Shkupit.

“E kam të njohur se shumë po investohet në këtë klub, janë sjellur shumë përforcime, por të bëhem i sinqertë, personalisht njoh vetëm dy ose tre lojtarë nga lojtarët prej kohës kur e kam udhëhequr Vardarin. Gjashtë ndeshjet e ardhshme deri në fund të sezonit janë mundësi e mirë që të dëshmohe, të gjithë do të fillojnë nga zeroja, do të kenë mundësi të dëshmohen sa vlejnë”, deklaroi Sedllovski pas promovimit.

Qëllimi është, tha ai, që në nivelin më të lartë ta përfundojmë sezonin, e pastaj të fillojmë me projektin, të cilin ai dhe udhëheqësia e kanë projektuar.