Goce Sedlloski pritet të marrë drejtimin e KF “Besa”

TË FUNDIT

Ish-trajneri i KF Vardar dhe FC Shkupi, Goce Sedlloski pritet të emërohet trajner i KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit. Pas largimit të Aleksandar Tanevskit, udhëheqjen e klubit që garon në ligën e parë, respektivisht të Besës, pritet ta marrë Sedlloski, i cili ka fituar dy tituj kampion me Vardarin dhe një me Shkupin. Ai së fundmi ishte angazhuar në KF Rabotniçki. Sipas paralajmërimeve, ai pritet që nesër të promovohet në ekipin gostivaras.