Gjysma e botës në zgjedhje gjatë vitit 2024/ NASA kthehet në hënë, Stoltemberg do të tërhiqet

TË FUNDIT

Në mbi 40 vende në botë, në vitin 2024 do të mbahen zgjedhje. Për Maqedoninë të rëndësishme janë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Por do të mbahen zgjedhje edhe në SHBA dhe BE. Viti 2024 do të fillojë kështu.

Zgjedhjet parlamentare në Tajvan do të mbahen të parat. Më pas vijon zgjerimi i BRICS me Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, ndoshta edhe Argjentinën. Kështu BRICS do të bëhet BRICS+. Në janar, anija më e madhe e lundrimit në botë, Icon of the Seas, do të nisë udhëtimin e saj të parë.

Shkurti është muaji kur Kina do të fillojë të festojë Vitin e Dragoit. Besimet e tyre janë se njerëzit e lindur në këtë vit janë krijues, kureshtarë dhe të vendosur. Në të njëjtin muaj, zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Indonezi, ndërsa Japonia mund të bëhet gjithashtu vendi i pestë që do të zbarkojë në Hënë në të njëjtën kohë, nëse anija e saj kozmike Moon Sniper aderon me sukses.

Donald Trump do të duhet të paraqitet në gjykatë në mars. Ai do të dalë në gjykatë në përpjekje për të anuluar disfatën e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Në anën tjetër të botës, Vladimir Putin do të parashtrojë kandidaturë për zgjedhjet presidenciale në Rusi. Kjo mund të nënkuptojë se ai do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030.

Në prill, banorët nga Meksika në Newfoundland do të jenë dëshmitarë të një eklips të plotë diellor. Quhet edhe Eklipsi i Madh i Amerikës së Veriut. Në të njëjtën kohë, Venecia do të vendos tarifë për hyrje prej 5 € për udhëtarët ditorë gjatë kulmit të sezonit turistik. Një masë për të luftuar turizmin e tepërt. Fundin do ta sjellë kthimi i Rolling Stones në Amerikën e Veriut, me dy nga treshja kryesore tashmë që kanë mbushur 80 vjet.

Muaji maj do mund t’i sjellë Narendra Modit mandat të tretë si Kryeministër në zgjedhjet kombëtare të Indisë. Zgjedhjet pritet të mbahen edhe në Afrikën e Jugut. Në Suedi për të shtatën herë do të mbahet Eurovizioni.

Në qershor, 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian do të zgjedhin përfaqësues në Parlamentin Evropian të sapo zgjeruar me 720 vende. Ish-kryetarja e komunës së qytetit të Meksikës, Klaudia Sçeinbaum dhe senatorja Ksoçitl Gallvez po konkurrojnë për t’u zgjedhur si presidentja e parë femër e Meksikës. Nga sfera e sportit, futbolli zë qendrën e vëmendjes në EURO 2024 në Gjermani dhe në Copa America në Shtetet e Bashkuara.

Korriku do të vazhdojë me futboll. Parisi është nikoqir i Lojërave Olimpike, që po mbahen në këtë qytet pas 100 vjetëve. Republikanët amerikan e kanë zgjedhur kandidatin e tyre presidencial në konventën nacionale të partisë. Udhëheqësit e NATO-së do të mblidhen në Uashington në samitin vjetorë, ndërsa Aleanca e zgjeruar shënon 75 vjetorin.

Në gusht Demokratët në mënyrë formale do të nominojnë kandidatin e tyre për president në Konventën e tyre në Çikago. Këtë muaj do të jemi dëshmitarë të shiut vjetorë të meteorëve Perseidi, i cili ka arritur kulmin e tij, me 60 apo më shumë meteorë të dukshëm në orë.

Në shtator në Gjermania do të mbajë zgjedhje në provincat lindore Brandenburg, Saksionija dhe Turngija. Misioni japonez për hulumtimin e hënave në Mars do të duhet të mbledh mostra nga hëna e Marsit Fobos dhe t’i kthejë në Tokë.

Në tetor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tërhiqet nga funksioni pas një dekade udhëheqje. Në të njëjtin muaj, NASA duhet të lansojë “Europa Clipper”, një sondë për të studiuar banueshmërinë e hënës së akullt të Jupiterit, Europa. Fundi i muajit sjell edhe garën e fundit të Kupës së 37-të të Amerikës, gara më e vjetër në garat ndërkombëtare, e zhvilluar në Barcelonë.

Amerikanët shkojnë në votime në nëntor. Ata do të zgjedhin presidentin e tyre dhe do të vendosin se kush do të ketë kontroll në Kongres. Në të njëjtin muaj do të mbahet konferenca për klimën, KOP29. Ajo duhet të mbahet në Evropën Lindore, por Rusia është kundër çdo lokacioni në BE. Ky muaj do të shënojë edhe kthimin e një ekuipazhi të NASA-s pas 50 vjetësh. Katër astronautë do të rrotullohen rreth Hënës në Artemis II.

Fundi i vitit 2024 do të sjellë rihapjen e Katedrales Notre Dame të Parisit, pesë vjet pas tërmetit shkatërrues. Aeroporti Ndërkombëtar Navi Mumbai, i projektuar në formën e një lule zambak uji, hapet në qytetin më të madh të Indisë.