Gjyshi përdhunon mbesën e tij 3 vjeçare

TË FUNDIT

Vrau babain e tij pasi ai i përdhunoi të bijën

Vrau babain e tij pasi ai i përdhunoi të bijën

Një vajzë, 3 vjeçare u përdhunua nga gjyshi i saj. Babai i së miturës, 26-vjeç, e gjeti vogëlushen duke qarë dhe në gjendje shoku.

Vogëlushja e tmerruar i kishte treguar të atit pjesët intime, ku shiheshin qartësisht dëmtime dhe të nxira. Kur i ati e pyeti se kush ia kishte bërë, ajo i tha emrin e gjyshit që ishte 70 vjeç.

Kjo ngjarja tronditëse ndodhi të shtunën në Oran të Argjentinës, transmeton rtv21.tv.

26 vjeçari u tmerrua nga ajo se çfarë pa dhe menjëherë sulmoi fizikisht babain e tij. 70 vjeçari teksa u mundua të mbrohej e plagosi djalin e tij në krahë derisa ky i fundit arriti që t’ia marrë mjetin prerës të atit, duke e prerë në fyt.

Babai i tij vdes në spital pas lëndimeve të marra./21Media