“Gjykatësit e Ali Ahmetit ia kanë shitur vulat Ziadin Selës” – thotë Arben Taravari

TË FUNDIT

Arben Taravari ka reaguar pas informacionit se Gjykata e Tetovës ka sjell vendim që vulat e Aleancës për Shqiptarët t’i takojnë Ziadin Selës, transmeton TV21.

Taravari ka hedhur dyshime se vulat e ASh-së, “gjykatësit e Ali Ahmetit ia kanë shitur Ziadin Selës”.

Ai ka pyetur se çfarë do të ndodh me emrin e partisë

“Do e mbajnë BDI besoj”, ka shkruar më tej Taravari.

Më tej ka bërë të ditur se vulat e partisë ndodhen në selinë që shfrytëzohet nga fraksioni i tij dhe se do të presin vendimin përfundimtar.

“Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:

Do e mbajnë BDI besoj…

Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj.

Dhe sa për sqarim të të gjithë atyre që identitetin e tyre politik e kanë të varur tek vulat, këto të fundit ndodhën aty ku duhet, në zyrat e partisë tonë. Do të presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd, por gjithsesi ju kujtojmë vulistëve se nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë që botërisht kanë kohë që e kanë humbur!

Fati i tyre politik është Vulosur!”, ka shkruar Taravari.