Gjykatësi 95 herë ka folur në telefon me të akuzuarin, është kërkuar tërheqja e tij, por ai ka sjellë aktvendim

TË FUNDIT

Gjykatësi Llazar Nanev me të akuzuarin në një lëndë ka realizuar 95 thirrje telefonike në hark kohor prej 6 muajve në vitin 2020.

“Komunikimi telefonik dëshmon një konkluzion të mundshëm – shkelje të obligimit ligjor për zbatimin e paanshëm të së drejtës”, tha Sonja Antoneta Dimovska – gjykatëse.

Për këtë prokurorja Elizabeta Misheva Jovanova ka kërkuar largim të gjykatësit.

“Gjykatësi Llazar Nanev fare nuk ka mohuar se këto thirrje telefonike kanë ndodhur”, shtoi gjykatësja, Sonja Antoneta Dimovska.

Ndërsa i arsyeton se i akuzuari Vanço Kuzmanov ka pasur më shumë lëndë në gjykatë.

“Është e saktë se për shkak të urgjencës në atë procedurë mund të lajmërohet, por këto janë raste të jashtëzakonshme. Mund të ndodh një herë, por 95 herë është absolutisht e palejuar”, potencoi Sonja Antoneta Dimovska – gjykatëse.

Nanev sot nuk u paraqit në debatin e Këshillit Gjyqësor. Kryetarja e Komisionit, Loreta Georgieva tha se Nanev e ka marrë ftesën më 8 shkurt. Ai paraprakisht ka parashtruar prova dhe ka kërkuar që t’i mundësohet t’i thërrasë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe diplomatike dhe OJQ-të që të kenë njohuri “në përhapjen e gënjeshtrave dhe të pavërtetave”.

Në përputhje me Ligjin, Komisioni në mënyrë shtesë do të sjellë vendim nëse gjykatësi Llazar Nanev në mënyrë të papërgjegjshme e ka kryer funksionin, pas çka ka për obligim me shkresë të njoftojë për sanksionin përfundimtar dhe eventual.