Gjykatës dhe prokurorë në fushatë zgjedhore?! Reagojnë Ruskoska dhe Kacarska

TË FUNDIT

Tradita vazhdon. Fushatë e re zgjedhore me ide të vjetra dhe fushatë të zezë. Spote zgjedhore në të cilat prezantohen mossukseset e oponentëve, në vend të projekteve për të cilat do të angazhohen në Qeverinë e ardhshme.

“Më ke bërë problem, kam parandjenja se Villma do të të thërras të zgjedhësh për çka të të ngrit padi?”

Kjo është një pjesë e spotit zgjedhor të VMRO-DPMNE. Përdoret emri i prokurores Villma Ruskoakas, e cila tha se tashmë ka ngritur vërejtje para padisë deri te VMRO-DPMNE.

“Asnjëherë nuk kam qenë anëtare e asnjë paritë politike, gjë që mundet lehtë të kontrollohet. Unë jam prokurori i vetëm i cili që nga pavarësia e deri më tani ka ngritur akuzë për nënkryetarin e Kuvendit nga partia e atëhershme në pushtet. Dhe pse më përmendin në spote me të vërtetë nuk e kam të qartë, por vlerësoj se është gjë e palejueshme”, tha Villma Ruskoska – prokurore.

Në spotin e ri të publikuar nga e njëjta parti, është edhe personazhi i gjykatëses së Gjykatës Penale, Dobrilla Kacarska. Ajo thotë se me këtë fushatë negative partia i bën më së shumti dëm vetes.

“Kjo nuk është hera e parë, Mickoski dhe partia e tij të më përmendin edhe në fushatë për zgjedhjet presidenciale, kanë spote ku përmendem unë. Me fushatë të tillë negative, vlerësoj se më shumë i bëjnë dëm partisë së tyre. Partitë marrin para shtetërore që të reklamojnë programet dhe kandidatët e tyre. Duke pasur parasysh se s’jam kandidat për deputet në parti tjetër politike, kjo do të thotë se ata keqpërdorin paratë e tatimpaguesve”, deklaroi Dobrilla Kacarska – gjykatëse.

Kacarska shton se me fushatë të tillë, Mickoski tregon se nuk është për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se ndoshta ai si kandidat për kryeministër do të mbrojë krimin dhe do të mbështes gjykatës që punojnë në kundërshtim me ligjin.

Në lidhje me spotin, të gjithë ngjashmëritë janë të rastësishme, thonë nga VMRO-DPMNE, përveç pjesës që është e vërtetë.

“Nuk prisnim që Villma Ruskoskës dhe Dobrilla Kacarskës tu pëlqenin spotet e VMRO-DPMNE që e pasqyrojnë të vërtetën, njëjtë si nuk i pëlqen Maqedonisë që në këtë shtet amnistohet krimi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për pjesën e parë të fushatës zgjedhore, komunikologu Bojan Kordallov thotë se partitë nuk dinë të gjejnë mënyrë për tu prezantuar veten dhe atë që do e bëjnë.

“Kjo qasje e Makiavelit i arsyeton mjetet që shumë shpesh i shohim në të gjithë fushatat zgjedhore. Qytetarët tashmë janë mësuar me këtë. Por kjo nuk është pozitive, që do të thotë se pjesa më e madhe e qytetarëve sot largohen nga ndjekja e gjithë kampanjës zgjedhore dhe humbin dëshirën për gjithë atë që partitë kanë për tua thënë”, deklaroi Kordallov.

LSDM me spotin “Në çfarë vendi duam të jetojmë” përmes skenave të ngjarjeve në Lagjen e Trimave tregon se pushteti i atëhershëm i udhëhequr nga Nikolla Gruevski e ka shfrytëzuar çdo mundësi për të nxitur tensione etnike, religjioze dhe ndarje politike.

Megjithatë, Gruevski tashmë nuk është lider i VMRO-DPMNE, kështu që nuk është e patjetërsueshme të vlejë se me ndryshimin eventual të pushtetit do të pasqyrohej situata e njëjtë si në vitin 2016.

ASHAAM reagoi edhe për spotet zgjedhore të BDI-së ku ka persona të mitur, ndërsa nga fillimi i  këtij muaji stacionet televizive që do të vazhdojnë t’i transmetojnë do të jenë lëndë e procedurës kundërvajtëse.