Gjykata supreme e SHBA-së mbrëmë solli aktgjykim se njerëzit, të cilët janë në marrëdhënie pune, nuk guxojnë të pushohen nga puna në bazë të orientimit të tyre jotradicional seksual.
Rasti është hapur pas padive për shkeljen e të drejtave të njeriut të homoseksualëve në Nju-Jork dhe Xhorxhia, dhe në rast të drejtave të shkelura të një personi transseksual nga Miçigeni.
Gjykatësit supremë votuan me gjashtë vota “për” dhe tre “kundër”.
Njerëzit me orientim jotradicional seksual, siç janë lezbiket, homoseksualët, biseksualët apo transeksualët (LGBT) në SHBA, këtë aktgjykim e shpallën për fitore të madhe në mbriojtjen e të drejtave të tyre, pas vendimit gjyqësor në vitin 2015, kur në vend u legalizuan martesat e gjinisë së njëjtë./MIA
