Gykata Speciale do të themelohet, qoftë përmes Kuvendit të Kosovës apo Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është kjo porosia që kohëve të fundit është dëgjuar nga shumë fytyra- politikëbërëse ndërkombëtare. Ky mesazh u përcoll edhe sot, përmes një konferencë rreth themelimit të kësaj gjykate, të organizuar nga Grupi për Studime Politike e Juridike në Prishtinë, ku u theksua se Gjykata Speciale është e pandalshme, dhe sfidë e nevojshme anipse nuk dihet më shumë për të pos që do të themelohet.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, thotë se tani është koha që Kosova “ta largojë këtë re të zezë”. “Gjykata nuk do ta dëmtojë imazhin e Kosovës por do ta pastrojë atë… Kur flasim për raportin e Martyt apo dyshimet për krime të luftës, kjo ka të bëjë me dyshimet për krime të disa individëve. Tash ka ardhur koha që këto akuza t’ia hedhim individëve e jo Kosovës”, u shpreh ai.
Zhbogar beson se pas themelimit të gjykatës Speciale, Kosova do të mund ta nisë një proces të ri i cili “do të kishte ndikim në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë”.
Por, nga ana tjetër, analistin Dukagjin Goranin, mendon së është e pamjaftueshme të thuhet vetëm se gjykata duhet të themelohet.“Asgjë nuk dihet për këtë gjykatë, vetëm dihet se ajo do të themelohet. Kjo krijon paqartësi”, theksoi Gorani.
Megjithëkëtë, ambasadori i Holandës, Robert Bosch, thotë se procesi i themelimit të kësaj gjykate është i pandalshëm.“Nëse dikush nuk ka çka të fshehë, atëherë nuk mund të jetë kundër kësaj gjykate”, ka shtuar Boch.
Kurse, deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, tha se institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë në gjendje të ballafaqohen me sfida të tilla, siç është ajo e themelimit të Gjykatës Speciale./ 21MEDIA
