Gjykata ruse hedh poshtë kërkesën e Nalany kundër dënimit me burg

TË FUNDIT

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny humbi sot apelin e tij kundër vendimit për ta dënuar me gati tre vjet burg, që sipas tij ishte i motivuar politikisht.

Megjithatë dënimi i tij është ulur disi.  Navalny u burgos në fillim të këtij muaji për shkelje të kushteve të dënimit të tij të mëparshëm. Vendet perëndimore e kanë dënuar rastin dhe po diskutojnë sanksionet e mundshme kundër Rusisë.

Një gjykatë në Moskë sot refuzoi apelin e tij, por uli dënimin fillestar me burg me gjashtë javë. Dënimi fillestar ishte 3.5 vjet burg.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh kohën e kaluar në arrest shtëpiak, dënimi u zgjat për rreth dy vjet e tetë muaj. Avokati i tij tha sot se Navalny do të ishte në burg për pak më shumë se 2.5 vjet.

Navalny reagoi me një koment ironik ndaj vendimit të gjykatës . “Ata e ulën dënimin me një muaj e gjysmë. E përsosur! “, tha ai.

Më herët, Navalny i tha gjyqtarit se nuk ishte fajtor për shkeljen e kushteve të dënimit të tij, siç kishte vendosur një gjykatë e mëparshme.

Navalny u kthye në Rusi muajin e kaluar nga Gjermania, ku ishte duke u rikuperuar nga një helmim në Siberi në gusht me një agjent nervor, sipas shumë vendeve perëndimore.

Navalny pritet të paraqitet përsëri në gjykatë sot në një çështje shpifjeje kundër një veterani të Luftës së Dytë Botërore.