Gjykata europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg solli aktvendim në të cilin thekson se ish ministrit nga qeveria e VMR0-DMNE-së, Spiro Ristovskit, në mënyrë joligjore i është vazhduar paraburgimi shtëpiak për lëndën “27 prilli”, përcjell TV21. Shteti do të duhet t’i paguajë dëmshpërblim prej gjithsej 2250 eurove. Aktvendim të ngjashëm ka edhe për Mitko Peshov, udhëheqës i sektorit të njësive speciale në polici, i cili për “të enjten e përgjakshme” u dënua me 15 vjet burg.
