Gjykata në Pensilvani ka urdhëruar shteti të mos i numërojë fletëvotimet ku votuesit është dashur të paraqesin dëshmi për identitetin, por këtë nuk e kanë bërë deri më 9 nëntor, transmetojnë mediat amerikane.
Shtabi zgjedhor i Trampit shtroi padi në gjykatën federale në Pensilvani, me kërkesë gjykata ta ndërpresë shpalljen e Xho Bajdenit fitues i këtij shteti.
Në padi thuhet se sistemi për votimin përmes postës në Pensilvani nuk ka qenë transparent dhe se nuk ka qenë lëndë e kontrolleve të zbatuara gjatë votimit në vendvotim.
Sipas pohimeve të shtabit të tij zgjedhor, autoritetet në Pensilvani me këtë e kanë shkelur Kushtetutën.
