Gjykata Kushtetuese vendosi të mos ngritë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se sot në seancë pas debatit më të madh për lëndën në fund me shumicë votash është vendosur të mos ngritët procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nisma është shtruar nga Kongresi botëror maqedonas.
