Pas marrjes në pyetje, gjykatësi i procedurës paraprake shqiptoi paraburgim 30 ditësh për ish-ministrin për transport dhe lidhje, Mile Janakieski, si dhe për shtatë persona të tjerë mes tyre edhe Dimitar Dimovski, i punësuar në Ministrinë për transport dhe lidhje si dhe anëtarë i Këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, si dhe Dejan Mitrevski, kryetarë i komitetit komunal të kësaj partie në Aerodrom. Dy të dyshuarave Gjykata penale u shqiptoi masë kujdesi.
Hetimi i hapur i Prokurorisë për krim të organizuar ka të bëjë me shpronësim të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit në periudhën kohore prej vitit 2010 deri në vitin 2018.
“Të katër lokacionet janë shitur për ndërtim të komplekseve hotelierike dhe në të gjitha marrëveshjet shkruan se për atë shkak janë nënshkruar. Një nga lokacionet është e njohur si shkallët spanjolle”, tha Ivana Trajçeva, prokurore.
Në atë parcelë është dashur të ndërtohen Shkallë spanjolle në kuadër të projektit Shkupi 2014. Në vitin 2013, parcelën e ka blerë kompania “Amadeus Development” për rreth 1.6 milion euro. Megjithatë në vitin 2015, këshilltarët e Qytetit të Shkupit kanë sjellë vendim për lirim të investitorit për 50% nga kompensimi i rregullimit të tokës ndërtimore për ndërtimin e dy hoteleve komerciale dhe afariste sipas Planit të detajuar urbanistik.
Për ndërtimin e shkallëve spanjolle, por edhe për shitjen e tokës ka edhe audio “bombë”
Gruevski: Të të pyes. Me këtë që na ka mbetur tani, shkallët në shesh, ka dy opsione. Njëri është që ta lëshojmë tani me lartësi të ulur, me versionin e vjetër, ta blejë dikush, e më pas të kërkojë të rritet nëse mundet. Opsioni i dytë është të shohim Andrej si do reagojë, nëse është ai, ndërsa ai do jetë si duket. A do të na lejojë rritje? Çfarë mendon ti, si t’ia bëjmë?
Janakieski: Të shohim çfarë ndodh me Këshillin, nëse jo, unë jam për variantin e parë. Në njotimin do të shkruajmë se nuk mundet të ndryshohet qëllimi.
Gruevski: Aha, ndërsa lartësia mundet.
Janakieski: Po, dhe më pas ne do të miratojmë projektin dhe pas kësaj me Betin që bën, ne do të japim leje, ashtu do bëjmë.
Gruevski: Nuk dua ta lëshojmë atë projekt. Është shumë punë e “fortë”.
Janakieski: Shikoni, nuk do të na bllokojë, do të bëjë gjithçka, pushteti është te ne, nuk mund të na bllokojë, mundet vetëm të na ngadalësoje. Do të mendojmë dhe do gjejmë ndonjë zgjidhje.
Gruevski: Ajo që ai tani së pari do ta bëjë është t’ia japim tokën ta shesë. Unë mendoj që ta mbajmë maksimalisht sa mundemi.
Kur Andrej Zhernovski u bë kryetar i Qendrës, nuk dha leje për ndërtimin e Shkallëve spanjolle, por nuk mundi që ta kthejë parcelën në pronësi të komunës pasi që pushteti i mëparshëm lokal, siç deklaroi ai, ka hequr dorë nga toka ndërtimore, ndërsa autorizimez i ka marrë pushteti qendror.
“Atë që mund ta bëj tani është që të mos jap leje për ndërtim dhe ajo që në gjithë procesin gjetëm shumë parregullsi gjatë marrjes së dokumentacioneve dhe pëlqimeve. Tani për tani nuk lejojmë të ndërtohen për shkak se jam i bindur se nuk është në interes të qytetarëve”, deklaroi Andrej Zhernovski, ish kryetar i komunës Qendër.
Gruevski përsëri u paraqit në fejsbuk. Ai shkruan se pronari i parcelës ka planifikuar, njëjtë si edhe shumë të tjerë në situatë të ngjashme, tokën që e ka blerë të lë si kapar në bankë që të marr kredi nga banka ku do të ndërtojë objektin në kombinim me mjete të veta, ndërsa më pas me të ardhurat nga biznesi i hotelit të kthejë kreditin. Pas fitores së LSDM-së në Qendër ai i kishte siguruar mjetet, por atëherë është përballur me pengesa administrative nga pushteti i ri komunal për shkak se atyre nuk u ka pëlqyer që objekti ka pasur stil historik – barok, dhe ua ka rikujtuar VMRO-DPMNE-në, ka shkruar Gruevski, duke shtuar se edhe ky, njëjtë si rastet e mëparshme, është rast i montuar politike nga ana e pushtetit aktual.
Përndryshe, sipas hetimit, dhjetë persona janë të dyshuar për keqpërdorim të postit zyrtar dhe autorizimeve dhe një për punë të papërgjegjshme në shërbim, ku kanë dëmtuar buxhetin për 2.6 milion euro.
Përgatiti: Edin Rastoder
