Pentagoni rikthen programin e detyrueshëm për skriningun e testosteronit për personelin ushtarak amerikan mbi moshën 30-vjeçare, pasi programi ishte pezulluar përkohësisht në fillim të shtatorit.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se udhëzimet e reja, të cilat hyjnë menjëherë në fuqi, lidhen me problemin e niveleve të ulëta të testosteronit te meshkujt dhe përcaktojnë procedura unike për skriningun dhe trajtimin, raportojnë mediat britanike.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili ka mbështetur përdorimin e testosteronit për përmirësimin e gatishmërisë ushtarake, fillimisht e njoftoi skriningun e detyrueshëm në korrik.
Sipas udhëzimeve të publikuara në atë kohë, edhe gratë duhej t’i nënshtroheshin skriningut përmes një pyetësori, pas të cilit mund të fillonin trajtimin për gjendje të lidhura me çrregullimet hormonale.
Në fillim të shtatorit, Pentagoni i tërhoqi përkohësisht udhëzimet e publikuara mjekësore për skriningun e testosteronit, me qëllim përditësimin e tyre.
Ekspertët mjekësorë paralajmëruan se përshkrimi i papërshtatshëm i testosteronit mund të rrisë rrezikun e infertilitetit te personeli ushtarak ose të shkaktojë pasoja të tjera shëndetësore.
