Këshilli penal i Gjykatës së Apelit në Shtip i refuzoi si të palejueshme ankesat për masën paraburgim shtëpiak për dy ish kryetarët e Koçanit, Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev, të parashtruara deri te prokuroria.
Me këtë mbetet vendimi për përcaktimin e arrestit shtëpiak për Dimitrovskin dhe Ilievin, ndërsa Gjykata penale Koçan duhet të vendos përsëri vetëm për masën e shqiptuar të kujdesit – marrje e përkohshme e pasaportës ose dokumenteve tjera për kalimin e kufirit për Dimitrovskin.
Ata janë pjesë e të dyshuarve në hetimin për zjarrin në të ashtuquajturën kabare PULS ku humbën jetë 59 persona, ndërsa pothuajse 200 mbetën të lënduar. Në paraburgim është kryetari i deritanishëm Lupço Papazov./TV21
