Gjykata austriake gjobiti me 2400 euro një furnizuesh ushqimesh me preardhje maqedonase për shkelje të karantinës

TË FUNDIT

Gjykata në qytetin austriak Linc  e ka gjobitur një furnizuesh ushqimesh me preardhje nga Maqedonia në mjete  prej 2400 euro për shkak të shkeljes së karantinës.

Furnizuesit të ushqimeve i kishin mbetur edhe dy ditë nga karantina,  por ka dalë për shetitje me qenin e tij në pyllin e afërt, dhe ajo shtrenjtë  i ka kushtuar.

Ai me bashkëshorten e tij në nëntor janë kthyer nga pushimi në Maqedoninë e Veriut, por gjatë kthimit gruaja e tij ka qenë pozitiv në Kovid-19, mirëpo ai si kontakti i parë  është dashur të shkojë në karantinë. Më vonë edhe ai ka rezultuar pozitiv prejse ka pasur simptoma të lehtë të sëmundjes. Pas tetë ditëve të kaluara, gjegjësisht dy ditë  nga skadimi i karantinës së obligueshme ai e ka shkelur ligjin.

Policia ka ardhur deri te ndërtesa në të cilën ka jetuar dhe e ka thirrur në celular që të dalë në dritare, por ai pikërisht  atëherë ka qenë jashtë me qenin e tij.

Gjykatësja ka vendosur se  shetitja e qenit  nuk është arsye për shkelje të karantinës dhe e ka gjobitur me para, duke thënë se në pyll shetiten edhe njerëz tjerë..

I ndëshkuari është arsyetuar se  është dashur qenin ta nxjerrë në natyrë, sepse është bërë agresiv i mbyllur në katër mure.

“Nuk isha i vetëdijshëm  se  mund të infektoj dikë dhe nuk besoja se  jam i infektuar”, ka thënë ai.

Gjykata i ka caktuar  gjobë në para me ç’rast në caktimin e vlerës së gjobës e ka marrë parasysh edhe situatën e rëndë  të furnizuesit të ushqimeve,  ndërsa ai ka paralajmëruar padi  sepse  i është dukur e lartë gjoba.