Gjurma 100 milionë vjeçare e dinosaurit dëmtohet nga mjetet e ndërtimit

TË FUNDIT

Pajisjet e rënda të ndërtimit kanë dëmtuar gjurmën e këmbës së një dinosauri që besohet se ishte rreth 112 milionë vjet e lashtë ne SHBA.

Autoritetet amerikane thanë se pajisjet që ishin duke ndërtuar një kalim këmbësorësh në një pikë të njohur turistike në jug të Utah, kanë dëmtuar një gjurmë miliona vjeçare të një dinosauri.

Vlerësimi u bë nga zyrtarë të menaxhimit të territorit, të cilat thanë se dëmi në Kenionin e Dinosaurëve ishte i vogël deh se kishte prishur anët e gjurmëve, shkruan e përditshmja NyTimes

Ata shtonin se vlerësie të reja duhet të kryhen për përcaktimin e plotë të zonës dhe ndalimin e kalimit në zonat e interesit arkeologjik.

Zona ka që prej vitit 2018 bosh postin e paleontologut vendas megjithse konsiderohet si një prej vendndodhjeve më të rëndësishme të kalimeve të dinosaurëve në SHBA, pasi aty janë gjetur gjurmë nga të paktën dhjetë specie të veçanta dinosaurësh.

“Për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri, ne do të ndjekim rekomandimet e vlerësimeve, do të dëgjojmë opinionet e publikut dhe do të bashkëpunojmë me komunitetin e paleontologëve në ndërtimet tona”, thuhej në një deklaratë të agjencisë.

 “Të paktën ndaluam që të shkaktohej tjetër dëm,” tha Jeremy Roberts i agjencisë së territorit. “por do të vijojë të ketë probleme derisa të kemi një paleontolog.”