Gjuriq: Me Ramën pa dorëza diplomatike

TË FUNDIT

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, ka thënë se në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, është hapur edhe çështja e deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Atë që kryeministri Vucic e ka thënë në prononcimin e tij pasi Rama doli me atë deklaratën e famshme, atë ia ka thënë edhe në takim, por në mënyrë më energjike dhe më bindëse. Kjo ka qenë një bisedë pa dorëza diplomatike”, ka thënë Gjuric për B92.
I pyetur se cili ka qenë reagimi nga pala shqiptare, Gjuric ka thënë se mendon që reagimi ka qenë shumë më i butë sesa në paraqitjet mediatike.