Gjorgjievski lëvdohet se Shkupi është në rrugë të mbarë! Autobusë në orar, kontejnerë të pastër, “Luna Parku” së shpejti

TË FUNDIT

Kryetari i Shkupit Orce Gjorgjievski bëri të ditur se e kanë zgjidhur problemin me mosfunksionimin e Higjienës Komunale, ndërsa për Ndërmarrjen e qarkullimit Publik u shpreh se është normalizuar gjendja dhe nuk ka pritje të gjata të autobusëve. Për deponitë e egra në kryeqytet ai tha se po punohet, teksa shtoi se do të ketë gjoba për të gjithë ata që përpiqen të krijojnë kaos me mbeturinat dhe nuk respektojnë vendimin për t’i hedhur ato sipas orarit të përcaktuar dhe ndalimin nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, por fillimisht, sipas Kryetarit, inspektorëve u është kërkuar të japin paralajmërime.

“Ndërmarrja që nuk ka marrë pagë me muaj, Parqet dhe Gjelbërimet, Higjiena Komunale dhe pjesa tjetër tashmë janë konsoliduar situatat atje gjithashtu janë paguar përfitimet shëndetësore dhe pensionale për punonjësit. Veçanërisht jam i lumtur për Parqe dhe Gjelbërime, për shkak të kufizimeve të buxhetit deri në vitin e ri nuk do të mundemi përnjëherë t’i paguajmë dy paga, por në janar do të bëjmë zgjidhje të plotë edhe atje”, tha Gjorgjievski.

Gjeorgjievski shtoi se javën e ardhshme do të nënshkruhet edhe procedura e tenderimit për “Luna Parkun” që ndër vite po pritet nga qytetarët.

“E kemi filluar edhe procesin edhe për procedurat e tenderimit për shumë projekte që kanë qenë të premtuara në programin tim parazgjedhor, dhe do të nënkuptojnë zgjidhje edhe në kaosin e trafikut, qytet më të sigurt sikur që është projekti “Limak”, sikur që janë rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov, do të fillojmë së shpejti edhe me zgjidhjen e para nga zonat e larta do të jetë në Gjorçe Petrov, zona që do ta zgjidhim, dhe do të ketë furnizim me ujë dhe kanalizime nga procedura e filluar”, tha më tej Gjeorgjievski.

Sa i përket zbukurimit të kryeqytetit për festat e fundvitit, Gjorgjievski tregoi se këtë vit kanë filluar më vonë për shkak të zgjedhjeve dhe procedura e tenderimit do të zgjasë edhe disa ditë, e më pas do të zgjidhet kontraktori.

Këto u thanë pas seancës së të Trupit Koordinues të Kryetarëve të komunave në Qytetin e Shkupit, ku udha zotimi se takime të këtilla do jenë një praktikë për bashkëpunim me qëllim zgjidhjen e problemeve nëpër komuna.