-Janë mbledhur më shumë se 4 mijë ton mbeturina, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili e shpalli të suksesshëm operacionin 72 orësh për pastrimin e qytetit, përcjell TV21. Gjerogjievski falënderoi kompanitë private për ndihmën, ndërsa falënderoi edh e kryetarët e disa komunave që dolën në ndihmë. Kreu i Shkupit tha se deri të premten, synon që nga 16 kamionë funksionalë që ishin, të vë në funksion gjithsej 60 kamionë për mbeturina.
“Mund të konstatoj me kënaqësi të madhe dhe të falënderoj të gjithë ekipin tim dhe të gjithë që u përfshinë në proces, se me sukses e mbaruam këtë aktivitet të cilin e premtuam para qytetarëve se do ta realizojmë në 72 orët e para. Kur e mora funksionin e kryetarit të komunës kishte në funksion 16 kamionë në ndërmarrjen komunale “Higjiena komunale”, sot kemi mbi 40 kamionë. Por tendenca jonë është…Dragi…deri të premten të jenë rreth 60 kamionë funksionalë, që do të thotë se do të jemi plotësisht operativ, të pavarur. Periudhën e kaluar kemi bërë “baj pas” me kompani të përgjegjshme që më duhet të theksoj që seriozisht na ndihmuan, por edhe me kolegë në brendësi, kryetarë tanë komunash, që seriozisht u kyçën në proces, ta përmend kryetarin e Tetovës, dua ta falënderoj publikisht, kryetarin e Kavadarit, Mitko Jançev, më ndihmoi, kryetari i Shtipit, Velesit dhe të tjerët të ma falin nëse nuk i përmend”, tha mes tjerash Gjeorgjievski.
