Gjoka: Funksionuam mirë, sidomos në pjesën e dytë kur kishim lojën në kontroll

TË FUNDIT

Fitorja 3:0 ndaj Renovës ka lënë të kënaqur stafin teknik të Shkëndijës, që vlerëson paraqitjen e ekipit në derbin lokal.

Kuqezinjtë vazhdojnë sipas planit dhe në xhiron e 26-të skuadra merr fitoren e 17-të sezonale duke mundur Renovën me shifrat 3:0 në derbin lokal të Tetovës. Golat e Ibraimit (51’), Da Silva-s (75’) dhe Elezit (90’) i japing 3 pikë skuadrës së Ernest Gjokës dhe kur kanë mbetur 7-të ndeshje deri në mbyllje të sezonit Shkëndija ruan diferencën 10-të pikë para ekipit të vendit të dytë.

“Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme edhe kjo me Renovën ishte e tillë, sepse mbi të gjitha ishte edhe një derbi i qytetit. Kështu që ishte e rëndësishme të fitojmë. Kampionati vazhdon akoma të jetë i egër, por sot ndeshja kaloi mirë, ekipi funksionoi mirë sidomos në pjesën e dytë kur gjithçka kishim nën kontroll. Arritëm dhe shënuam dhe tash na mbetet të qetësohemi, të çlodhemi dhe të përgatitemi për të mërkurën kur fillon dhe rritet shkalla e vështirësisë”, deklaroi Gjoka.