Gjobiten 665 persona për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës për mbrojtje të maskës mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 665 kundërvajtje.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.