Gjobiten 449 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit tonë 449 qytetarë janë sanksionuar për mosmbajtnen e maskës, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Nga MPB-ja apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.