Prokuroria Publike e Strugës, pasi realizoi procedurë paraprake, ka parashtruar propozim për shqiptim të gjobave për tre persona për kryerjen e veprës penale – Dëmtim i imazhit të shtetit të huaj nga neni 181 nga Kodi Penal.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, të akuzuarit, më 14 janar, gjatë kohës së tubimit me vetiniciativë të qytetarëve për festën fetare Shën Vasili në Vevçan, me qëllim tallës, publikisht kanë ekspozuar flamurin e Bullgarisë. Njëri nga ata e ka djegur, kurse dy të tjerët e valëvitën flamurin e djegur.
Prokurori publik, i propozoi Gjykatës Themelore të Strugës që të shqiptojë gjobë në vlerë prej 100 gjoba ditore, 70 euro për ditë. Dy të tjerëve, kërkohet t’u shqiptohet gjobë në vlerë prej 100 gjoba ditore, 50 euro për ditë./TV21
