Sipas të dhënave të fundit në botë me koronavirus deri tani janë infektuar 9.259.554. Prej tyre kanë vdekur 476.004, ndërsa janë shëruar 4.986.516 njerëz.
– Dy persona të infektuar me Kovid-19, burra të moshës 66 dhe 72 vjet , vdiqën sot në Kosovë, me çka numri i viktimave të epidemisë arriti 39. Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 42 raste të reja, ndërsa numri i bartësve të koronavirusit nga fillimi i epidemisë arrin 2.216. Si të shëruar udhëhiqen 1.069 persona, prej të cilëve dje janë regjistruar 22. Bartës aktiv të virusit, sipas raportit të fundit, janë 1.108 persona. Dje janë kryer 314, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë kryer 21.831 testime.
– Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë tregoi se janë regjistruar 16 raste të reja me Kovid-19. Nga fillim i epidemisë, në vend ka 3.302 persona të infektuar.
– Numri i të infektuarve me Kovid-19 në Qipro është rritur në 990 persona, prejse në 24 orët e fundit ishin konfirmuar dy raste të reja nga 1.067 teste të kryera.
– Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 30 të saposëmurë nga koronavirusi, ndërsa janë testuar 347 persona. Nga fillimi i epidemisë gjithsej janë infektuar 2.336 persona. Deri tani në Kroaci janë testuar 73.093 persona. Në shërim spitalor janë 16 pacientë. Numri i tërësishëm i të vdekurve nga fillimi i epidemisë arrin 107, kumtoi Shtabi kombëtar për mbrojtje civile.
– Në Slloveni janë konfirmuar 13 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, që është rritja më e madhe ditore nga data 24 prill, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.
Sipas mbrojtjes civile sllovene, bëhet fjalë para se gjithash për raste të cilat janë “importuar” nga Bosnja e Hercegovina. – Bëhet fjalë për raste të të infektuarve të cilët virusin e kanë marrë në BeH. Duhet të shprehim edhe lëvdata, sepse të sapoinfektuarit menjëherë janë izoluar, ndërsa janë gjetur edhe të gjithë ato me të cilët kanë pasur kontakt”, deklaroi Sreçko Shestan nga Mbrojtja civile.
– Në 24 orët e fundit në Slloveni janë bërë gjithsej 984 testime, publikoi Instituti kombëtar për shëndet publik. Në Qendrat mjekësore në mbarë vendin për shkak të Kovid-19 në spital shërohen pesë pacientë, ndërsa për shkak të formës më të rëndë të sëmundjes në kujdes intensiv është vetëm një person.
– Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe treguan se numri i tërësishëm i të vdekurve nga Kovid-19 në vend arrin 42.927 persona, duke i përfshirë edhe 171 persona të cilët vdiqën në 24 orët e fundit.
– Ministria e Sëndetësisë në Peru tregoi se numri i rasteve të reja gjatë ditës së djeshme ishte më i vogël nga fillimi në muajin maj dhe arrin 2.511, me çka numri i tërësishëm arriti 257.000. Sipas Si-En-En, numri i të vdekurve është rritur për 174 ose gjithsej 8.223.
– Në Peru sot është dita e 100-të nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, por autoritetet në kryeqytetin Lima dhe disa qytete tjera e lejuan hapjen e sërishme të qendrave tregtare që të mundësohet vazhdim i aktiviteteve ekonomike.
– Në Iran numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 sot arrin 121, që është bilanci më i madh ditor në dy muajt e fundit. Numri i tërësishëm i të vdekurve deri tani arrin 9.863 persona. Në 24 orët e fundit të sapoinfektuar janë 2.445 persona, me çka numri i tërësishëm arriti 209.970./MIA
