Gjithë natën në luftë me flakët! Edhe pse u fik, zjarri në Jazhincë u rindez sërish

TË FUNDIT

Deri në orët e para të mëngjesit vazhdoi beteja me zjarrin në Komunën e Jegunocës.


Gjithë ata që u mobilizuan mbrëmë, arritën ta fikin zjarrin në Jazhincë, po ai u rindez!

Ekipe të zjarrfikësve të Tetovës, Qendrës për Menaxhim me Kriza, por edhe fshatarë dhe kompani në këtë rajon, tashmë 72 orë janë duke luftuar me flakët. Po krahas kësaj, zjarri atje vazhdon të jetë aktiv. E situata nuk ishte më mirë as sot.

Zjarrfikësit u bëjnë apel banorëve e këtyre fshatrave të dalin në ndihmë për shuarjen e zjarrit, edhe pse për momentin nuk rrezikohen fshatrat Jazhincë, Orashë dhe Rogaçevë.

Sipas parashikimit të dhënë për motin, zjarrfikësit presin që në mbrëmje të ketë të reshura shiu që do t’i ndihmonte në shuarjen e vatrave!
Përndryshe, dje shkaku i zjarreve, përkohësisht u mbyll pika kufitare Jazhincë, mes Maqedonisë dhe Kosovës.