Gjilan, dënohet me 14 vjet burgim për vrasje

TË FUNDIT

Një trup gjykues i departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpall aktgjykimin ndaj të akuzuarit I. B., duke e gjykuar me dënim unik prej 14 vite e 6 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor shpallur fajtor për vrasjen e I. B, dhe ka rrezikimin e jetës së personit me iniciale B. B.
I akuzuari I. B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore është shpallur fajtor, sepse me datë 29 shtator 2013, rreth orës 05:00 minuta, në fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. B, dhe ka rrezikuar jetën e personit B. B.

Sipas një komunikate të Gjykatës Themelore në Gjilan Fajtori I. B. me këtë rast ka kryer dy vepra penale: vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 18 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 88 paragrafi 2 të KPRK-së, po ashtu edhe veprën dytë penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga nenin 375 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Për veprën e parë trupi gjykues e gjykon me dënim prej 13 viteve burgim, si dhe për veprën e dytë në kohëzgjatje prej dy viteve burgim, konform nenit 80 gjykata ia shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 14 vite e 6 muaj burgim. Të akuzuarit ka për të iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në Repartin e Psikiatrisë Forenzike në ekzaminim klinik në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Palëtgëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.