Gjevgjelia nuk është më në hartën e qyteteve të infektuara me Covid-19

TË FUNDIT

Rezultatet e testit të dytë të familjes katër anëtarëshe nga Gjevgjelia, që arritën këtë mëngjes, janë negative, kjo nënkupton që komuna e Gjevgjelisë nuk është më në hartën e qyteteve dhe komunave me persona të infektuar nga koronavirusi, konfirmoi epidemiologu Sasho Olumçev pranë Qendrës për Shëndet Publik.

Menjëherë pas arritjes së rezultateve, tha Olumçev, anëtarët e familjes u regjistruar si të kuruar dhe të liruar nga karantina.

Sipas mendimit të tij, situata në këtë fushë në komunën e Gjevgjelisë është e qëndrueshme, por prapë doktor Olumçev thotë se nuk duhet të pushojmë sepse virusi është i padukshëm dhe i fshehtë dhe mund të gjendet kudo. Ai vlerëson se situata do tw jetë kritike dhjetë ditët e ardhshme për shfaqjen e mundshme të pacientëve pozitiv për shkak të festave të kaluara të Pashkëve, në të cilat kishte kontakte të ngushta që mund të rezultojnë në raste të reja të padëshiruara.

Duke shpresuar se nuk do të ndodhë kështu, epidemiologu Olumçev tha se deri më tani janë marrë strisho nga 100 pacientë në pikën e kontrollit në Gjevgjeli, nga të cilët 97 nga rezultatet e Covid-19 janë negative, e tre prej tyre priten të hënën.