Gjeti bo’mba në tenxhere, ishin model i ri dhe jo të mbetura nga Luf’tërat Botërore

TË FUNDIT

Duke punuar në tokën, një banor i Bogovinës hasi në bomba të pashpërthyera. Ato ishin të vendosura në tenxhere. Menjëherë i ka denoncuar në polici.

Në vendngjarjen dolën nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas tyre bëhet fjalë për bomba të reja dhe jo nga luftërat botërore, siç u dyshua në fillim.

Në rajonin Pollogut shpesh gjenden mjete të pa shpërthyera, por që zakonisht janë të mbetura nga Lufta e Parë ose Dytë Botërore. Një sasi më e madhe u gjet para disa muajsh para gjykatës së Gostivarit.