Gjermanisë i mungojnë 137 mijë profesionistë në këtë profesion

TË FUNDIT

Ekonomia gjermane nuk arrin të punësojë mjaftueshëm ekspertë të IT-së, madje deficiti po rritet dhe numri i vendeve të hapura të punës deri në fund të vitit do të jetë pothuajse gjysma e 137 mijë të vitit të kaluar.

Lajmi u bë me dije të mërkurën shoqata e industrisë digjitale Bitkom.

Situata, pas një lehtësimi në dy vite pandemie, tashmë është më e tensionuar se në vitin 2019.

Në atë kohë, kompanitë gjermane kërkonin 124 mijë njerëz për digjitalizimin e biznesit, mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit, bazat e të dhënave, zhvillimin e softuerit, faqet e internetit dhe të gjitha punët e tjera në sektorin e IT.

Presidenti i Bitkom, Achim Berg, vlerësoi se deficiti i punëtorëve të IT-së është i fundit nga problemet strukturore në tregun e punës.