Deputeti i Bundestagut, raportues për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviq, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka folur për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë.
Temë bisede ishte edhe çështja e Kosovës, për të cilën Ahmetoviq tha se anëtarësimi i Serbisë në BE është i mundshëm vetëm pas një sqarimi përfundimtar me Kosovën.
“Integrimi i mëtejshëm në BE dhe një perspektivë e besueshme e anëtarësimit në BE janë gjithashtu në krye të agjendës. Por kjo përfshin edhe një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vetëm kur kjo të sqarohet përfundimisht është e mundur që të dyja vendet të anëtarësohen në BE”.
Deputetit gjerman dhe presidentit serb, u lavdëruan gjithashtu për marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat Ahmetoviq tha se është i interesuar që t’i avancojnë edhe më shumë.
