Pasi Austria paralajmëroi vendosjen e obligueshme të vaksinimit në shkurt në Gjermaninë fqinje, theksojnë se një gjë të tillë nuk do ta vendosin në shtet.
“Një gjë e tillë nuk do të vihet në Gjermani”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas për gazetën “Bild”. Ai theksoi se Gjermania vlerëson se kjo nuk është e nevojshme, ndërsa është e rëndë të zbatohet me kushtetutë dhe ligj.
Politikania e FDP-së e angazhuar për shëndetësi, Kristine Ashenberg-Dugnus, thekson se kanosja për vaksinim të obligueshëm nuk ndihmon.
“Veçanërisht vendet me numër dramatik të të infektuarve me Kovid-19 duhet të koncentrohen në zgjerimin e ofertës për vaksinim dhe zbatimin e masave të reja”, theksoi ajo.
