Gjermania ka mundësi t’i kufizojë të pavaksinuarit

TË FUNDIT

Gjermania kumtoi sot se mund të jetë e nevojshme të vendosen kufizime për njerëzit e pavaksinuar nëse numri i personave të infektuar në vend arrin përsëri maksimumin në muajt e ardhshëm.

Shefi i Kabinetit të kancelares gjermane, Helge Braun për “Bild am Zontag” deklaroi se nuk pret edhe një llokdaun tjetër për shkak të koronavirusit në Gjermani.

Braun tha se njerëzit e pavaksinuar do të ndalohen të hyjnë në restorante, kinema dhe stadiume sepse rreziku është shumë i madh.

Ai shtoi se “të vaksinuarit me siguri do të kenë më shumë liri sesa të pavaksinuarit”.

Masat e këtilla, siç vlerësoi ai, do të ishin të ligjshme sepse “shteti ka përgjegjësi të mbrojë shëndetin e qytetarëve të tij”./MIA