Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët e shteteve federale vendosën që deri në janar t’i vazhdojnë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së kovid-19.
Merkel tha se Gjermania ende është larg nga synimi i saj, ndërsa ai është që numrin e të infektuarve në 100.000 banorë ta ulë në 50.
Në Gjermani për momentin në fuqi është ndalesa për punën e restoranteve, kafeneve dhe sallave sportive, si dhe kufizimet e kontakteve personale. Këto masa do të vlejnë deri më 10 janar, edhe pse është dakorduar që disa kufizime të lehtësohen gjatë Krishtlindjeve.
Ajo gjithashtu shfaqi besim në procedurën në vlerësimin e vaksinave me qëllim të dhënies së lejes për të lënë në qarkullim të zbatuar nga Agjencia evropiane për ilaçe.
Agjencia kumtoi se do të mblidhet më 29 dhjetor për ta shqyrtuar kërkesën e parashtruar nga kompanitë “Fajzer” dhe “Biontek”, vaksina e të cilave dje mori leje për përdorim në Britani të Madhe.
