Përfaqësuesja e Gjermanisë është kampionja e re e Evropës në basketboll, pasi në finalen e zhvilluar sonte në Riga mposhti Turqinë me rezultat 88-83.
Në një finale spektakolare, gjermanët arritën të marrin trofeun falë gjuajtjeve të sakta në fundin e ndeshjes, me të cilat bënë një përmbysje të madhe, pasi në pjesën e parë kishin një disavantazh prej gjashtë pikësh. Megjithatë, ata arritën të përmbysin gjithçka në periudhën e tretë dhe të katërt, duke bashkuar kështu titullin evropian me atë botëror.
Ylli i ndeshjes ishte Şengün, i cili realizoi 28 pikë për Turqinë, ndërsa për Gjermaninë më efikasi ishte Bonga me 20 pikë, dhe Wagner shtoi edhe 18 pikë.
Më herët, Greqia siguroi vendin e tretë, pasi mposhti Finlandën me rezultat 92-89.