Gjermania e ka shpallur qytetin e Brukselit zonë rreziku për shkak të numrit të madh të të infektuarve ,me koronavirus kumtoi Ministria e Jashtme gjermane.
Ministria paralajmëroi qytetarët të mos “shkojnë në udhëtime turistike” për në Bruksel, ku brenda shtatë ditësh numri i pacientëve të rinj me Covid-19 tejkaloi kufirin e 50 rasteve për 100,000 banorë, njoftoi Hina.
Dy javë më parë, Gjermania përfshiu provincën belge të Antverpen në listën e zonave në rrezik, kështu që të kthyerit nga këto zona duhet të testohen pas kthimit në vend dhe të vendosen në karantinë deri sa të merren rezultatet e testit.
