Gjermania do t’i mbyllë kufijtë e saj me Austrinë dhe Çekeinë

TË FUNDIT

Gjermania të dielën do t’i mbyllë kufijtë e saj me Austrinë dhe Republikën Çeke për shkak të rrezikut nga përhapja e llojeve të mutacioneve të koronavirusit, kumtoi sot ministria gjermane e Punëve të Brendshme.

“Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Zehofer ka vendosur të fusë kontrolle të përkohshme në pikat kufitare me Republikën Çeke, përveç kontrolleve kufitare në Austri, të cilat ekzistojnë që nga kriza e refugjatëve”, kumtoi Ministria.

Qëllimi i këtyre masave është të parandalohet përhapja e llojeve të mutacioneve të koronavirusit në Gjermani.

Nga ato zona, është ndaluar hyrja në Gjermani, me përjashtim të shtetasve gjermanë dhe të huajve me qëndrim të përhershëm në Gjermani.