Në Gjermani sot hyri në fuqi dekreti qeveritar, sipas të cilit atyre që janë vaksinuar kundër koronavirusit u lejohet një lehtësim i caktuar nga masat kundër pandemisë.
Sipas dekretit, i cili u miratua pardje nga Bundestag pas dhomës së ulët të Parlamentit gjerman, personat që u vaksinuan plotësisht përjashtohen nga masat kufizuese.
Të vaksinuarit gjithashtu do të përjashtohen nga karantina e detyrueshme pas kthimit nga jashtë. Përjashtim bëjnë të kthyerit nga të ashtuquajturat zona ku numri i të infektuarve është shumë i lartë si India, Brazili ose Afrika e Jugut.
Personat që kanë marrë dy doza të vaksinës dhe kanë kaluar dy javë pasi kanë marrë dozën e dytë konsiderohen plotësisht të vaksinuar.
Paraprakisht, kryeministri i Rajnës Veriore Uestfalia, Armin Lashet bëri thirrje për unitet në shoqëri dhe paralajmëroi për ndarje të mundshme midis atyre të vaksinuarve dhe atyre që nuk janë vaksinuar ende.
Ai u tha se ata që nuk ishin vaksinuar ende duhet të trajtohen “me respekt dhe pa triumf”.
Në konkludim me ditën e premte, 7.6 milionë qytetarë (9.1 për qind) në Gjermani i kanë marrë dy dozat e vaksinës, kryesisht qytetarët më të moshuar të cilët ishin në grupet me prioritet.
